Edhe sonte do të lirohen çmimet e karburanteve

OPATIJA, 08. 03. 2011. - BENZIN, BENZINSKA STANICA, NAFTA, PUMPA, POSKUPLJENJE, CIJENA, TANK, TANKANJE, 10 KN, INA SNIMIO: VEDRAN KARUZA

Benzinat nga sonte në mesnatë lirohen nga 1,5 deri në tre denarë për litër, ndërsa çmimi i dizelit do të ulet për tre denarë, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetik dhe Shërbime të Ujit (KRRE). Me vendimin, çmimet me pakicë të derivateve të naftës ulen mesatarisht për 2.82 për qind.

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 zvogëlohet për tre denarë për litër dhe do të arrijë në 88,5 denarë. EUROSUPER BS-98 është më i lirë për 1,5 denarë për litër dhe do të kushtojë 90,5 denarë.

Çmimi me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) zvogëlohet për tre denarë për litër dhe tani do të shitet për 90 denarë, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) ulet për 2,5 denarë dhe do të arrijë në 85,5 denarë për. litër.

Me vendimin e KRRE-së, për 1,438 denarë për një kilogramë zvogëlohet edhe çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit M-1NS dhe do të arrijë 44,524 denarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *