Filloi takimi Kurti-Borrell

Ka nisur takimi mes Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Bruksel, shkruan REL.

Borrell tha mbrëmë se e ka thirrur këtë “takim urgjent”, për shkak të nevojës për të shtensionuar situatën.
“T’i japim fund menaxhimit të krizave të vazhdueshme dhe në vend të kësaj të fillojmë të përparojmë drejt normalizimit të marrëdhënieve”, ka shkruar ai në Twitter.

Ndërkohë, pas Kurtit, Borrelli pret presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, më pas pritet të ndodhë takimi i përbashkët.

Ky takim ndodh pikërisht në ditën kur ishte paraparë të fillojë faza e dytë e zbatimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për konvertimin e targave ilegale.

Sipas një komunikate për media nga BE-ja, thuhet se fokusi i takimit urgjent do të jetë gjetja e një rrugëdaljeje nga kriza aktuale dhe shmangia e çdo përshkallëzimi dhe tensioni të mëtejshëm në terren, me theks në targat dhe kthimin e serbëve të Kosovës në institucionet e Kosovës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *