Kamioni me targa të huaja “fundoset” në sheshin e Shkupit

0

Në sheshin “Maqedonia” në Shkup sot sërish është “fundosur” një kamion në hapësirën e shatërvanit.

Automjeti është me targa të huaja.

Kjo nuk është hera e parë që një kamion bie në shatërvanin që nuk funksionon ndërsa apelet e autoriteteve për të mos lëvizur automjetet në atë hapësirë duket se kanë qenë të kota. Ekipet e MPB-së ndodhen në terren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *