Koha kur ndalohej alk ooli në ShBA

101 vjet më parë, më 23 nëntor 1921, një vit e 10 muaj pas miratimit të amendamentit të 18-të të kushtetutës amerikane, që ndalonte përdorimin e pijeve alk oolike, presidenti Warren Harding nënshkroi një projektligj, që i dha fund përdorimit të ligjshëm të alk oolit nga amerikanët.
Ligji kishte për qëllim të mbyllte tregun, që po rritej me shpejtësi, të kurave gjoja mjekësore me përmbajtje të lartë alk ooli.
Disa prej të ashtuquajturave kura shiteshin dhe bliheshin si pije alk oolike. Ligji i ri u mohonte mjekëve edhe të drejtën që të jepnin receta për birrë për qëllime mjekësore.
Ndalimi kushtetor i pijeve alk oolike në Shtetet e Bashkuara qëndroi në fuqi deri më 5 dhjetor të vitit 1933, kur shtetet ratifikuan amendamentin e 21, i cili shfuqizoi amendamentin e 18-të të kushtetutës amerikane.
Që prej atëherë, jo vetëm alk ooli për qëllime mjekësorë, por edhe pijet alk oolike të të gjitha llojeve u bënë përsëri të ligjshme në Shtetet e Bashkuara.