Kurti: Vuçiqi erdhi në Bruksel për targa, unë shkova për marrëveshje finale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në Bruksel shkoi për marrëveshjen finale që në qendër ka njohjen reciproke për dallim nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, shkoi vetëm për çështjen e targave.

“Presidenti i Serbisë kishe ardhur në Bruksel jo për propozimin franko-gjerman por për çështjen e targave. Më 18 gusht në takimin që kemi pasur ishin dy pika të rendit të ditës, pika e parë korniza e përgjithshme e marrëveshjes dhe pika e dytë me çështjet aktuale”.

Kurti, mes tjerash, tha se Kosova ka ekspertë të zot që merren me çështjet teknike teksa vet merret vetëm me marrëveshjen, njofton Klankosova.tv.

 

“Unë e mbështeta strukturën aktuale të takimeve sepse liderët shtetërorë thirren për të bërë marrëveshje e madhe e finale. Unë nuk jam as komdant policie, as shef kadastri, as zyrtar dogane që të merrem me gjithfarë çështje teknike të cilat dalin përgjatë bisedimeve. Ne jemi shtet me institucione përkatëse të cilat kanë shumë profesionistë të zot që i zhvillojnë këso lloj bisedimesh. Unë shkoj atje për marrëveshjen finale ndërkombëtarisht e ligjërisht të obligueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me njohjen reciproke në qendër” tha Kurti.

Në mbledhjen e Qeverisë që është duke vazhduar, Kurti tha se komuniteti serb në Kosovë është më i mbrojturi dhe më i privilegjuari në Kushtetutë, madje, Kurti thotë se të drejtat për pakica, siç ofron Kushtetuta e Kosovës, nuk ofrohen as në kushtetuta të shumë shteteve të avancuara të BE-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *