Lojtarët e Gjermanisë e ‘mbyllin’ gojën para fillimit të lojës dhe humbën nga Japonia

Lojtarët e Gjermanisë para fillimit të takimit me Japoninë, në shenjë proteste e kanë ‘mbyllur’ gojën.

Kombëtarja gjermane ka dalë edhe me një deklaratë për këtë, duke thënë se nuk është politike, por për arsye që nuk iu është lejuar nga FIFA, të dalin me shiritin “One Love”.

“Nuk ishte për të bërë një deklaratë politike – të drejtat e njeriut janë të panegociueshme. Kjo duhet të merret si e mirëqenë, por ende nuk është kështu. Kjo është arsyeja pse ky mesazh është kaq i rëndësishëm për ne”, thuhet në deklaratë.

“Të na mohosh shiritin është njësoj si të na mohosh një zë. Ne i qëndrojmë qëndrimit tonë”.

Kujtojmë, sipas raportimeve nëse kapitenët e ekipeve kombëtare do të dilnin me këtë shirit, do të ndëshkoheshin me karton të verdhë.
Dhe në fund të ndeshjes, skuadra e Gjermanisë pësoi humbje nga Japonia me rezultat 1:2.

tetova1/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *