Po rikthehet ‘Pollat Alemdar”, Aktori kryesor i serialit habit me deklaratat

Aktori turk Necati Sasmaz ditëve të fundit ka dhënë një deklaratë që ka habitur publikun.

Mediat turke raportojnë se aktori që njihet me rolin e Polat Alemdar në serialin Kurtlar Vadisi së fundmi ka deklaruar se ndoshta në fillim të vitit të ardhshëm do të nisin xhirimet e sezonit të ri të këtij seriali.

Këto informacione Sasmaz i bëri të ditur në emisionin “Mazhar Alanson ile” në kanalin “TRT Muzik”.

 

“Tani për tani jam në përgatitje. Mendoj se do të shohim janarin për të filluar. Kam luajtur 397 episode. Me këtë serial kalova 20 vite të jetës sime. Ishte një punë e vlefshme por shumë e lodhshme.

Menduam se duhet të bënim një pushim. Tani seriali ka filluar të kërkohet sërish. Do fati, do të bëhet”, tha mes tjerash Sasmaz.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *