Punëtori nga marketi kafshon në vesh konsumatorin në Fushë Kosovë (VIDEO)

0

Në emisionin Mëngjesi me Arben Ahmetin, me një lidhje direkte është raportuar për një sulm ndaj konsumatorit nga një puntor i marketit, raporton Gazeta10.

Telefonuesi ka raportuar se punëtori kishte kafshuar në vesh vëllaun e tij dhe menaxheri kishte gënjyer se e kanë lajmëruar rastin në polici.

“Pramë ja kom dërgu ni video në Viber me të njëjtin numër, u shku vllau në ni market që është në Fushë Kosovë, ni punëtor aty e ka hongër në vesh me dhëmbë.

Edhe në video shihet që e kam marrë inçizimin nga kamerat , jom shku në polici, menaxheri e ka rrjet vllaun se e ka thirrë policinë e nuk po vinë e ai nuk e ka lajmëru policinë hiq.

Tash kom denoncu rastin edhe në polici që ata me u merr me këtë rast.”, tha telefonuesi nga Fushë Kosova./Gazeta10

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *