Qoku: ASH nuk ka më arsye pse të mos bëhet pjesë e qeverisë së Maqedonisë

Ish deputeti Bekim Qoku ka komentuar paralajmwrimet pwr kyqjen e ASH-sw nw Qeveri. Sipas tij morali dhe politika e shëndoshë në Maqedoni ka kohë që kanë marrë fund. Kapni ça t’kapni, çuna.
Ja çka shkruan Qoku:
ASH nuk ka më arsye pse të mos bëhet pjesë e qeverisë së MV.
Ky shtet është është shndërruar tashmë në një plaçkë e përsosur, është një thesar i humbur për politika dhe politikanë kusarësh, që kush e gjen e grabit, e përvetëson.
Në qoftë se një subjekt politik nuk udhëhiqet nga ideale apo kauza të mëdha, qofshin kombëtare apo lokale e njerëzore, apo, në qoftë se i ka këto kauza por nuk ka takat dhe kapacitetet t’i jetësojë ato,
do qe më mirë sikur të merrte një qëndrim oportunist, si gjithë të tjerët, e të përfitojë edhe ai nga kjo plaçkë, nga ky thesar i humbur i quajtur Maqedoni e Veriut. Morali dhe politika e shëndoshë në MV ka kohë që kanë marrë fund. Kapni ça t’kapni, çuna. /tetova1/