Risto Qiriazi: Si shqiptarë ortodoks jemi të harruar nga të gjithë

Jemi deklaruar si shqiptarë ortodoks dhe jemi pasardhës, brezi i tretë i familjes së njohur Qiriazi nga Manastiri, por jemi të harruar nga të gjithë dhe të lënë në mëshirën e fatit – thotë Risto Qiriazi duke rrëfyer golgotën që kishte përjetuar gjatë viteve.
“Pasi u promovua në Shkup libri për shqiptarët ortodoks, atje u fotografuam me të gjithë, por kur u kthyem djali im u përball me rreth 60 kër cënime me vd ekje, pasi tham kush dhe cfarë jemi”, thotë Risto Qiriazi, pasardhës i familjes së njohur atdhetare.
Përkundër presioneve dhe kërcënimeve që vijnë, sic thotë Risto nga qarqe antishqiptare, ai dhe biri i tij Oliveri, nuk heqin dorë nga identiteti shqiptar, madje ndjehen edhe krenarë.