Selmani: Hyrja e ASH-së në qeveri është thikë me dy teha për këtë parti

Analisti politik, Imer Selmani, në një intervistë për TV21 tha se futja e Aleancës për Shqiptarët në qeveri mund të jetë thikë me dy presa për këtë parti, sepse nga një anë ajo do të kontribuonte në avancimin e integrimeve, ndërsa nga ana tjetër, duke qenë se është viti i fundit i mandatit të qeverisë, do të rrezikonte shumë me elektoratin e saj.

“Kemi të bëjmë me rrethana shumë specifike me të cilat ballafaqohet vendi ynë. Aleanca është çelësi për inkuadrimin e plotë të vendit në BE, ku hapi i radhës janë ndryshimet kushtetuese.

Mazhoranca për momentin nuk i ka numrat e duhur për ndryshimet kushtetuese, është shumë normale të vendoset në tryezë edhe futja e ASH-së në Qeveri.

 

Por kjo i takon vet Aleancës të vendosë, sepse nga një anë do të japë kontributin e vet në qeveri, nga ana tjetër kjo qeveri është në vitin e fundit të mandatit dhe Aleanca duhet të marrë parasysh rrezikun që e merr Aleanca dhe kjo do të jetë thikë me dy teh për të.”- tha Selmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *