Grubi: Ahmeti është lider i kombit, po të mos ekzistonte duhet ta kishin shpikur

0

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi beson se po të mos ekzistonte Ali Ahmeti do të duhej ta shpiknin shqiptarët, sepse ai është lideri i kombit.

Ai shton se kur Ali Ahmeti flet për të ardhmen e Maqedonisë dhe në atë kontekst për integrimet evropiane dhe konsensus të gjerë partiak, argumentet e tij duhet të dëgjohen seriozisht, sepse përvoja e tij është e madhe dhe askush nga ne në BDI nuk mund të bëjë presion mbi të.

 

“Zoti Ahmeti është një nga figurat e pakta kombëtare, pjesëmarrës në tri lu ftëra, pjesëmarrës në të gjitha lëvizjet revolucionare të kombit shqiptar në të kaluarën dhe nuk e shoh se kush prej nesh mund t’i bëjë presion zotit Ahmeti. Qoftë Artani, qoftë Bujari apo Kreshniku” ​​- tha Grubi në një paraqitje të ftuar për TV Klan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *