Ahmeti: Taravari po bisedon me Kovaçevskin për hyrjen e ASH-së në Qeveri

Ali Ahmeti në akadameninë solemne për 28 nëntorin të organizuar në Shkup në një deklaratë për media ka komentuar edhe zërat për hyrje në Qeveri të ASH-ë dhe resoret që mund ti merr kjo parti.

“Ky zhvillim nuk ka të bëjë me interesa të ngushta partiake, thjesht ka të bëjë me unifikimin e faktorit politik për proceset evropiane. Kovaçevski është në bisedime me kreun e Aleancës, akoma nuk është biseduar për detaje. Me rëndësi që palët kanë shprehur vullnet për një proces që do unifikim dhe që do koordinim”, tha mes tjerash Ahmeti.

I pyetur për ndarjen e resorëve, Ahmeti tha se këto janë çësthje të vogla marrë parasysh misionet.

“Nuk është biseduar në detaje, nuk është biseduar. Këta janë çështje të vogla për misionet që ne kemi përpara”, tha mes tjerash Ahmeti.

 

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti edhe njëherë ka ripërsëritur qëndrimin e tij se zgjedhjet e parakohshme ëpr të cilat këmbëngul opozita nuk janë zgjidhje për këtë situatë në të cilën gjendet vendi.

“Mendoj që zgjedhjet nuk janë zgjidhje në këtë situatë, mendoj që para nesh ka detyra shumë më të rëndësishme, ne kemi filluar skriningun dhe duhet të vazhdohet bisedimet për integrimin në BE, në këtë proces nuk duhet të ketë unitet etnik dhe ndëretnik sepse bëhet fjalë për ardhmërinë e shtetit dhe gjeneratave të reja dhe të gjithë duhet të investojmë në këtë ardhmëri”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

 

Ndërkohë i pyetur për zgjerimin e Koalicionit qeverityarë me përfshirjen edhe të ASH-së, Ahmeti me përgjigje:

“E para kjo nuk ka të bëj me interesat e ngushta partiake, thjesht ka të bëjë me unifikimin e faktorit politik të përcaktuar për proceset evropiane. Zoti Kovaçevski është në bisedime me kreun e Aleancës, akoma nuk është biseduar për detaje, me rëndësi që palët kanë shpreh vullnet për një proces që do unifikim dhe koordinim. Nuk është biseduar për ministritë, këto detaje nuk janë biseduar”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së, pas Akademisë solemne me rastin e 28 Nëntorit.

“Është ditë e shënuar, një ditë ku përkujtohen të gjithë ata që kanë kontribuar dhe derdhur gjakun për këtë flamur dhe shqiptarët gjithandej sot festojnë dhe të gjitha takimet që bëhen janë në përurim të kësaj dite për të gjithë njerëzit”, u shpreh Ahmeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *