Atmosferë feste në shkollën fillore ” Perparimi” ne Reçice.

Brunilda Kuçi
Në festën e përbashkët të të gjithë shqiptarëve kudo në botë, Ditën e Flamurit- 28 Nëntorit, jehonte salla sportive nga tingujt e kengeve per festen e flamurit.
Flamuj kuq e zi valvitrshin në sallë, u fol për rëndësinë e kesaj dite të veçantë për kombin tonë. Thurën vargje flamurit, atdheut trojeve shqiptare të ndara, heronjve që dhanë jetën për liri duke i kënaqur prindërit e tyre dhe mysafirët. Publiku i shpërbleu me shumë duartrokitje dhe në fytyrat e tyre ishte i papërshkrueshëm gëzimi.
Një përmbledhje e punimeve të nxënësve kreativ dhe duarartë.
Duke kujtuar personalitetet dhe veprat e tyre, duke i sjellë ato para të pranishmëve në sallë, përmes aktrimit të shkëlqyer nga nxënësit si dhe përmes punimeve, këngëve dhe aktiviteteve të shumta….
Ne këtë mënyrë u shënua Festa e Flamurit ne ambientet e kësaj shkolle. Nxënësit të veshur kuq e zi, karakteristike e veshjes së shqiptarit.
Tashmë shtë bërë traditë që festat e nëntorit, ñxënësit e shkollës fillore ” Përparimi”, nën kujdesin e drejtoreshës Mimoza Veliu ta realizojnë në mënyrë të shkëlqyer.
Meritë kanë te gjithë të punësuarit në këtë institucion arsimor, që në një farë mënyre kanë dhënë kontributin e tyre, që nxënësit të prezantohen sa me mirë para te ftuarve në sallë.