Erasmus+, Nxënësit e Nerashtit përfaqësojnë Maqedoninë në Portugali

0

Shkolla fillore “Ismail Qemali” – Nerasht ka marrë pjesë në programin Erasmus + në Portugali ku kanë marrë pjesë 5 shtete: Portugalia, Turqia, Maqedonia, Italia dhe Polonia. Secili shtet është përfaqësuar nga 5 nxënës dhe dy arsimtar.

“Me këtë projekt shkohet në të gjitha shtetet pjesëmarrëse, këtë vit kemi qenë në Famalicao të Portugalisë. Kemi vizituar Porton, Bragen dhe Guimareash” u shpreh arsimtari Samet Ismaili.

Nxënësit kanë prezantuar shkollën, vendbanimin, Tetovën dhe kulturën tonë. Gjatë periudhës që nxënësit kanë qenë në Portugali kanë pasur aktivitete të ndryshme dhe vizita historike.

Nxënësit e shkollës së Nerashtit në fund janë shpërblyer me çmimin e parë për prezantimin e bërë. /Tetova1

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *