Snopçe: Votimi në Tetovë na dha sinjal se duhet të bëjmë pjesë në patriotizmin institucional

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, tha se votimi i fundit në Tetovë i dha sinjal Aleanca për Shqiptarët se duhet të bëjë një hap para për të kaluar në patriotizmin institucional dhe të bëhet pjesë ekezekutivit.

“Ne si opozitë kemi përkrahur gjithçka në Kuvend. Prandaj duke qenë në një moment kaq kritik, duhet të bëjmë një hap para, të futemi në ekzekutiv.

Votimi në Tetovë na dha sinjalin se ndoshta patriotizmi institucional, për momentin, do të shërbejë më shumë në interesa të popullit dhe të shtetit.”- tha Snopçe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *