Bie numri i martesave dhe i lindjeve në Maqedoni!

Në tremujorin e tretë të vitit 2022, në vend janë shënuar 4.956 lindje dhe në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë, numri i tyre është zvogëluar për 3.0 për qind, sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave.
Numri i të vd ekurve është ulur për 28.9 për qind krahasuar me vitin e kaluar, gjegjësisht 5 145 persona, nga të cilët 12 foshnja të vd ekura.
Rritja natyrore është -189 persona, gjegjësisht për kaq persona është më i vogël numri i lindjeve të gjalla nga numri i personave të vd ekur.
Në këtë tremujor të vitit janë lidhur 4.614 martesa dhe numri i tyre është ulur për 5.1 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021.
Për tremujorin e tretë të vitit 2022 janë pranuar 314 raporte për martesa të divorcuara, që paraqet një rënie prej 13.0 përqindëve krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit 2021.