Deklarata e Vuçiç: Unë jam presidenti më budalla në botë, sepse…

0

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, tha se ende i vjen keq për vendimin e tij kundër minierave të litiumit në Serbi dhe se ai doli të ishte “presidenti më budalla në botë”.

Duke komentuar protestat e organizuara nga aktivistët ekologjikë jashtë ndërtesës së Qeverisë së Serbisë në Beograd, Vuçiç tha për Pink TV se vendimin nuk e ka marrë qeveria, por ai personalisht.

“Nuk e kuptoj pse protestuan para ndërtesës së Qeverisë. Kur të protestojnë, duhet ta bëjnë para Presidencës, unë do t’u drejtohem dhe do t’u them – o njerëz, po e prishni vendin. Çmimi sot është 82.500 dollarë amerikanë për ton litium, me këto rezerva janë 100 miliardë, a e kuptoni se çfarë po i bëni Jadarit, Oseçinës, Valjevos dhe gjithë Podrinjes”, tha Vuçiç.

 

Ai theksoi se qyteti serb i Loznicës do të merrte pesë miliardë euro nga minierat e litiumit dhe se kjo do të ishte gjëja më e mirë për vendin, por se njerëzit ranë pas teorive të konspiracionit dhe se udhëheqësit e protestave “paguheshin nga fondacionet e huaja”.

“Udhëheqësit i morën paratë dhe e shkatërruan vendin bashkë me ne që ishim budallenj dhe naivë për të pranuar këtë paturpësi dhe këtë “forcë” që mendonte se mund të bënte gjithçka dhe më vjen keq për këtë”, tha presidenti serb.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *