Kasami: Rruga e njohur si “Rruga e Butiqeve” do të ketë një fytyrë të re

Sot në komunën e Tetovës në vizitë ishte ministri për vetqeverisje lokale, Risto Penov. Aty u mirëprit nga kryetari i komunës Bilall Kasami ndërsa u nënshkrua një marrëveshje për bashkëfinancim në projektin e programit ndërkufitar IPA me Kosovën 2014-2020 – Ringjallja e zejeve dhe ndërtimi i kulturës për zhvillimin e përbashkët të turizmit”

Siç bën të ditur kryetari i komunës, Bilall Kasami, rruga e njohur si “rruga e butiqeve” do të ketë një fytyrë të re, do të ringjallen zejet në Tetovë, duke krijuar kushte më të mira për bizneset dhe zhvillimin e tyre.

“Rruga e njohur si “Rruga e Butiqeve” do të ketë një fytyrë të re, do të ringjallim zejet e Tetovës, duke krijuar kushte më të mira për bizneset dhe zhvillimin e tyre. Jemi të hapur për bashkëpunim dhe punojmë në vazhdimësi për zhvillimin e qytetit tonë, në të gjitha segmentet e tij”, ka shkruar Kasami.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *