Taulant Xhaka i jep këshillë Granitit para ndeshjes me Serbinë: Mbaje gjakftohtësinë

0

Të premten do të jetë ndeshje vendimtare për Zvicrën në Botërorin në Katar dhe pikërisht kundër Serbisë. Granit Xhaka 30-vjeçar po sillet me qetësi, por për të është një ndeshje emocionale: Babai i tij ishte dikur në bu rg.

Taulant Xhaka flet për Blick

Ishte një mbrëmje për histori: Në Botërorin 2018 në Rusi, Zvicra e mposhti Serbinë 2:1. Për dy golashënuesit Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, dy yjet tanë me rrënjë shqiptare, shpërtheu çdo gjë. Të dy festojnë me shqiponjë dykrerëshe.

Tash, pas katër vjetëve, vjen te një ndeshje tjetër vendimtare për kualifikim në 1/8 e finales në Botëror.

Në Katar sërish përballë do ta jetë Serbia. Dhe duhet të shkojë qetë kjo ndeshje. Vëllai i Granitit, Taulant Xhaka (31) thotë për “Blick”:

“Sinqerisht, nuk iu gëzova fare shortit, për shkak të gjitha emocioneve, për shkak të gjithë së kaluarës me Granitin. Por: Kam folur gjatë me Granitin për këtë, shumë gjatë. I kam thënë atij: ‘Pavarësisht se çfarë ndodh në këtë ndeshje, nëse shënon gol, humb apo fiton – mbaje gjakftohtësinë dhe luaje lojën tënde. Pasi nuk bëhet fjalë për politikë, është vetëm një ndeshje futbolli”./koha.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *