Behgjet Pacolli i interesuar për të blerë Manchester United?

Sipas disa mediave britanike, ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka shprehur interesimin e tij për të blerë Manchester United nga familja Glazer-s.

Pacolli shërbeu si president i dytë i Republikës së Kosovës nga 22 shkurt 2011 deri më 4 prill 2014.

Ai është gjithashtu një miliarder dhe një biznesmen i suksesshëm, duke qenë aksioneri kryesor i kompanisë zvicerane të ndërtimit dhe inxhinierisë civile “Mabetex Group”.

Si një tifoz futbolli, Pacolli së fundmi ndoqi një ndeshje të Arsenal-it në “Emirates Stadium” kur “Topçinjtë” mposhtën Leicester-in në gusht.

Dhe i pyetur nga gazetarët të mërkurën nëse ai ishte i interesuar të blinte Manchester United, Pacolli u përgjigj thjesht “në rregull”.

Familja Glazer ka nxjerrë zyrtarisht në treg Manchester United pas gati 18 vitesh pronësi.

Sir Jim Ratcliffe, i cili aktualisht zotëron skuadrën franceze Nice, dhe David Beckham, një legjendë e United që tani drejton Inter Miami në MLS, janë ndër ata që janë lidhur me ofertat për United dhe çmimi i kërkuar është mahnitës.

Pronari i gjigantit petrokimik “Ineos” (Ratcliffe) tani do të paraqesë një ofertë, raporton “Telegraph”. Megjithëse ai është i kujdesshëm në lidhje me pagesën e tepërt pasi raportimet janë se Glazer-s po kërkojnë një çmim më të madh se 5 miliardë paund (5.8 miliardë euro).

Behgjet Pacolli do të blejë United?

Pacolli, 71 vjeç, tani ka vendosur të hyjë në garë. Sipas revistës prestigjoze “Forbes”, pasuria neto e tij shkon në 1 miliard euro. Por, ai ka shumë bashkëpunëtorë të fuqishëm në Kremlin dhe Uashington.

Një nga postimet e tij të fiksuara në Instagram është një video e tij me ish-presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.
Pacolli ka shërbyer edhe si zëvendëskryeministër i parë i Kosovës dhe ka qenë ministër i Punëve të Jashtme nga viti 2017 deri në vitin 2019.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Behgjet Pacolli (@behgjetpacolli)

 

Ai është edhe kryetar i Aleancës Kosova e Re, e cila është partia e tretë më e madhe politike në Kosovë.

Pacolli ka një të kaluar edhe si negociator i suksesshëm pengjesh. Ai negocioi lirimin e më shumë se 25 pengjeve nga Talibanët në Afganistan midis 2004 dhe 2007. /Albanianpost.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *