Bekteshi: Inspektorati i tregut prej sot me kontrolle të intendifikuara nëpër markete

0

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, sonte në emisionin “10 minuta” në TV 21, tha se Inspektorati Shtetëror i Tregut ka të gjithë listën e kompanive nga industria ushqimore që EMV do t’i furnizojë me energji më të lirë elektrike dhe se në bazë të kësaj Inspektorati do të kryejë kontrolle të intensifikuara në tregjet ku së shpejti duhet të shiten produktet ushqimore bazë me çmime të reduktuara, transmeton Portalb.mk.

Ministri theksoi se nga nesër prodhuesit e produkteve ushqimore bazë, të cilat janë të mbuluara nga masa e qeverisë për energji të subvencionuar elektrike, do të fillojnë tu ofrojnë marketeve çmime të reja, të reduktuara për produktet ushqimore bazë.

“Ne i verifikojmë çmimet gjatë importit përmes drejtërisë doganore. Sipas atyre çmimeve të importit dhe çmimeve shtesë të transportit dhe ngjashëm, Inspektorati i Tregut e di se cili duhet të jetë çmimi përfundimtar, i cili afishohet në raftet e marketeve.

 

Prandaj pres të forcohen kontrollet. IShT ka të gjithë listën e kompanive që do të subvencionohen në fushën e energjisë elektrike dhe krahas kësaj tregjet e mëdha duhet të ndryshojnë çmimet e produkteve”, tha Bekteshi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *