Kurti pyetet nga gazetari boshnjak se cili është dallimi mes tij dhe Vuçiçit, ja përgjigja e tij

Dallimi është te shkollat e mendimit politik, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për emisionin Pressing në televizionin N1, kur u pyet për diferencat mes tij dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

“Vuçiç është student politik i Vojsllav Sheshel, ndërsa unë si kryeministër i Kosovës jam student politik i Adem Demaçit”, konkretizoi Kurti dallimet me Vuçiç-in.

Rrjedhimisht, “përballja jonë është, në një farë mënyre, një përballje thelbësore mes Demaçit dhe vizionit të tij dhe Sheshelit në anën tjetër”.

Kurti pohoi gjithashtu se në bindjen e tij “presidenti i Serbisë edhe sot nuk po distancohet nga Millosheviç-i”, madje “mendoj se shkon më thellë se kaq. Kur erdhi në Mitrovicë në veri të Kosovës në vitin 2018, citoi Nikolaj Velimiroviç (klerik dhe shkrimtar fashist serb), që do të thotë se citon disa njerëz që kanë bashkëpunuar me nazistët”.

Kurti që shpesh amniston Vuçiç-in për të deklaruar se më fajtore për sjelljen e Serbisë është Kisha Ortodokse Serbe dhe ministri i Jashtëm aktual serb, Ivica Daçiç, në këtë intervistë për N1, edicioni në gjuhën boshnjake, ka folur specifikisht për presidentin serb, shkruan Albanian Post.

 

 

“Vuçiç është një njeri i dhu nës”, deklaroi Kurti dhe “kjo dhu në në Kosovë shihet përmes bandave kr iminale dhe strukturave paralele”.

“Serbët në Kosovë janë të vetëdijshëm se u mungojnë të drejtat pikërisht nga ato struktura që drejtohen nga Serbia”.

Por, Kurti është i bindur se “komuniteti ndërkombëtar nuk do ta tolerojë Serbinë për një kohë të gjatë”.

“Meqenëse është e mundur që lidhja mes Serbisë dhe Rusisë të bëhet edhe më e fortë dhe atëherë komuniteti ndërkombëtar duhet të marrë një vendim të qartë kundër Serbisë. Në atë rast, bashkëpunimi me Serbinë nuk do të jetë më i mundur nëse hyn në marrëdhënie më të ngushta me Rusinë fashiste. E dini, fashizmi nuk është i rezervuar vetëm për Italinë dhe Gjermaninë”.

 

Në një nga segmentet e intervistës, kur autori i emisionit i citoi Vuçiç-in kur thotë se nuk do ta njeh kurrë Kosovën, Kurti tha se “nëse nuk e bën ai, do ta bëjë dikush tjetër”, duke aluduar në ndrrimin e regjimit në Serbi.

Emisioni Pressing është një nga më të shikuarit në Bosnje dhe Hercegovinë. Intervista me Kurtin, kur kanë kaluar vetëm 12 orë nga transmetimi, në kanalin e televizionit ne Youtube ka arritur shikueshmëri prej 55 mijë vetave.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *