Në Bruksel vazhdon skriningu bilateral për kapitullin 23

0

Sot dhe nesër në Bruksel do të vijojnë takimet e skriningut bilateral me Komisionin Evropian për kapitullin 23 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore.

Përfaqëses nga institucionet e Maqedonisë së Veriut do të prezantojnë përpara ekspertëve të Komisionit Evropian shkallën e harmonizimit të legjislacionit vendas me atë të BE, si dhe kapacitetet institucionale për implementim.

Legjislacioni i BE për këtë kapitull përfshin fushën e gjyqësorit, anti-korrupsionin, të drejtat themelore dhe të drejtat e shtetasve të BE-së. Maqedonia e Veriut ka shkallë të gjërë të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së sa i përket këtij kapitulli.

Bëhet fjalë për një kapitull shumë të gjërë dhe sfidues që ka ndikim të madh në jetën e qytetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *