Szczesny priti penalltinë e Messi-it, por i detyrohet 100 euro

Wojciech Szczesny arriti ta priste penalltinë e Lionel Messi-t, në ndeshjen e mbrëmshme që Argjentina e mposhti Poloninë me rezultat 2:0, takim ky i xhiros së fundit të grupeve në Kupën e Botës.
Penalltia ishte diskutabile, pasi që portieri polak e goditi Messi-n pasi ky i fundit e kishte larguar topin.
Pas ndeshjes, Szczesny rrëfeu një moment interesant me shtatë herë fituesin e Topit të Artë, derisa ata kishin vënë një bast.
“Ne folëm para penalltisë. Unë i thashë se do të vë bast 100 euro që gjyqtari nuk do ta jepte penalltinë. Kështu që, unë kam humbur një bast kundër Messi-t”, tha fillimisht Szczesny.
“Unë nuk e di nëse kjo lejohet në Kupën e Botës. Ndoshta do të më dënojnë për këtë. Nuk më intereson tani. Nuk do ta paguaj as atë. Atij nuk i interesojnë 100 euro e mia”, tha polaku duke qeshur.
Megjithatë, shokët e Messi-it u përkujdesën që Argjentina të vijonte tutje në Kupën e Botës, teksa shënuan dy herë.
Në ndeshjen me eliminim direkt, Argjentina do të përballet me Australinë, ndërsa Polonia me Francën. /Albanianpost.com
Wojciech Szczęsny 🗣 "Before the penalty I bet Messi 100 euros that the referee would not give it. I don't think I can do that and I might get banned."
[TV 2 Sport]
Owes him €100 but at least he saved Messi's pen! 😂 pic.twitter.com/odIqZMOr6k
— Footy Accumulators (@FootyAccums) December 1, 2022