BE: Emërimi i Nenad Rashiç ministër është anti-kushtetues

Bashkimi Evropian, emërimin e politikanit serb, Nenad Rashiç, si ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, nga ana e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, e ka cilësuar si jo-kushtetues.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në një konferencë për media, ka bërë të ditur se emërimi i ministrave, në veçanti atyre që përfaqësojnë komunitete jo-shumicë, duhet të bëhet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
“BE-ja dhe shtetet e tij anëtare i bëjnë thirrje Kosovës që të sigurojë që të gjitha hapat e nevojshme procedurale me rastin e emërimit të ministrave që përfaqësojnë një komunitet jo-shumicë të respektohen plotësisht”, ka thënë Stano.
Sipas Stano-s, Unioni pret që për emërimin e Rashiç të vendos Gjykata Kushtetuese e Kosovës.
“Respektimi i Kushtetutës është kyç dhe pjesë e sundimit të ligjit, prandaj Kosova duhet të përmbahet saj”, ka shtuar Stano.
Respektimi i ligjit në këto momente, sipas Stano-s, është e rëndësishme marrë parasysh se sa fragjile është situata në teren.
“Situata tashmë është shumë e brishtë, jemi në një situatë të përshkallëzuar”.