Hiqet TVSH për festa tek mishi i delfinit dhe produkteve luksoze!

Ushqimi i detit gjegjësisht ushqimi specifik që shërbehet në kuzhinat luksoze do të shitet me tatim më të ulët edhe atë me 10% TVSH, këtë paralajmëroi ministri i financave Fatmir Besimi. Ai tha se tashmë tatimi do të jetë më i drejtë, efikas dhe mi i qëndrueshëm.

“Produktet e ushqimeve bazë do të jenë me 5% TVSH edhe produktet e vendit. Ndërsa produktet që janë luksoze do të vazhdojnë të jenë me tatim të preferuar por me 10% TVSH. Këtu hyjnë produktet mishi i delfinave, ushqimi i detit, këpurdhat, tartufi të cilat janë shumë specifike që shërbehen në kuzhina luksoze të vendit”, deklaroi Ministri i Financave, Fatmir Besimi.

Ndërsa tatimi progresiv, i cili duhej të fillonte nga 1 janari do të hiqet dhe nuk parashikohen taksa të reja, as rritje të atyre ekzistuese, deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski pas seancës së qeverisë në të cilën u miratua koncepti i ri i reformës tatimore.

“Me konceptin e ri, tatimi mbi të ardhurat personale mbetet 10 për qind, tatimi mbi fitimin mbetet në 10 për qind, tatimi mbi vlerën e shtuar mbetet 18 për qind dhe nuk do të tatohen as interesat e depozitave dhe depozitave të kursimit”, deklaroi kryeministri Kovaçevski.

Ky koncept i ri nënkupton rishikimin e përjashtimeve nga taksat, zgjerimin e bazës tatimore dhe përfundimisht largimin e ekonomisë gri./KlanMacedonia

Përgatiti: Arbana Q. Klimenta

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *