Dalin pamjet e arratisjes së 5 luanëve nga kopshti zoologjik në Australi (video)

Kopshti zoologjik Taroonga në Sidnei, Australi ka publikuar pamje nga një incident i muajit të shkuar ku 5 luanë dolën nga kafazi i tyre.

Njëri prej këlyshëve kaloi përmes gardhit rrethues dhe u ndoq nga 3 të tjerët. Luani i rritur, i quajtur Ato, doli i fundit. Luanesha Maya dhe e vogla Ayanna qëndruan në vendet e tyre ndërsa kujdestarët i zhvendosën drejt strofullës, raporton “BBC”.

Të ‘arratisurit’ bënë një ekspeditë të vogël. Tre prej këlyshëve u rikthyen vetë në kafaze, nndërsa babai i tyre i ndoqi pas, me pak ndihmë nga stafi.

Këlyshit të fundit, Malika, iu injektua qetësues përpara se të ribashkohej me familjen e saj.

Ngjarja e ndodhur më 2 Nëntor po vijon të hetohet./tvklan.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *