Flick flet pas eliminimit: Spanja nuk ka faj, faji është i yni

Për të dytin edicion të Kupës së Botës radhazi, Gjermania nuk ia del të kalojë fazën e grupeve.
Këtë herë ishte Japonia ajo që befasoi gjermanët, duke ua prerë rrugëtimin në Katar 2022.
Pas ndeshjes me Kosta Rikën, ku fitorja 4-2 nuk mjaftoi, trajneri Hansi Flick doli në konferencën për shtyp, ku deklaroi se eliminimi ishte vendosur më herët.
“Fituam 4-2 dhe mund të shënonim më shumë, por për fat të keq jemi jashtë Botërorit dhe më vjen shumë keq”.
“Vendimtare në eliminim rezultuan ato 20 minuta ndaj Japonisë në ndeshjen e parë”.
Flick mbi lojën e spanjollëve kundër Japonisë: Unë kurrë nuk shikoj skuadrat e tjera dhe atë që bëjnë ato. është faji ynë, duhet të shikojm veten dhe atë që bëmë në këtë botëror”, ka deklaruar Flick.
“Tani nuk është momenti për të folur për dorëheqje, por kam një grup të mirë lojtarësh dhe eliminimi nuk erdhi për fajin tim”, ka thënë Flick.