Kasami: Rruga nga Xhamia e Saatit e deri në Çarshi të Epërme do të merr pamje të re

Kreu i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami nëpërmjet publikimit të disa fotografive ka bërë të ditur se ka filluar rikonstrumi i rruga nga “Xhamia e Saatit” e deri në “Çarshi të Epërme”, informon portali “tetova1”.

“Ka filluar rikonstruimi i njërës prej rrugëve më të rëndësishme të qytetit tonë. E shkatërruar me vite të tëra, rruga nga “Xhamia e Saatit” e deri në “Çarshi të Epërme”, së shpejti do të merr pamje të re duke përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme.

Shumica e rrugëve janë të shkatërruara, por dëshira dhe vullneti për punë janë më të mëdhaja se vet ato, prandaj jam zotuar që çdo rrugë e rrugicë e Tetovës, por edhe të fshatrave të jenë moderne me kushte më të mirê jetësore.

Ne punojmë që qytetin tonë ta bêjmë një qytet ku të gjithë do tê ndjehen si në shtëpi.

Po transformojmë qytetin në një nivel tjetër, rrugë të mira dhe të kalueshme pa pengesa.
Nuk është mjaft asnjëherë. Së shpejti me lajme edhe më të mira!”, ka shkruar Kasami.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *