LSDM: Falë Arsovskës dhe VMRO-së, Shkupi për herë të parë në histori mbeti pa transport publik

Partia maqedonase në pushtet LSDM, thotë se paaftësia e pushtetit lokal në qytetin e Shkupit, e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja, ka shkaktuar kaos dhe mosfunksionim të transportit publik.

Nga kjo parti thonë se kryetarja Arsovska me ndërprerjen e kontratave dhe bartjen e fajit vetëm sa e përkeqëson gjendjen me transportin publik.

“Shkupjanët detyrohen të përdorin vetëm linjat e NQP-së, të cilat nuk janë të rregullta, gjë që shkakton bezdi dhe vonesa. NQP po zhytet më thellë në borxhe dhe për më tepër po lidh kontrata të dëmshme për blerjen e karburanteve me çmime shumë më të larta se ato reale.

 

Për shkak të paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë së VMRO-DPMNE-së, Shkupi para pak kohësh mbeti pa transport publik për herë të parë në histori. Përderisa komunikacioni publik është në kaos, autobusët e rinj të premtuar nga VMRO-DPMNE dhe Arsovska nuk gjenden askund, e as fabrika e autobusëve elektrikë që i paralajmëroi kryetari Mickoski.

 

VMRO-DPMNE dhe Arsovska i fituan zgjedhjet lokale vitin e kaluar pikërisht me premtimet për transport publik. Ata premtuan transport të shpejtë, efikas dhe falas me autobus për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga LSDM.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *