UEJL: Çdo veprim është bërë në përputhje me legjislacionin e kohës

Lidhur me disa opinione të këtyre ditëve rreth lëshimit të disa vërtetimeve/certifikatave, Universiteti i Evropës Juglindore, e njofton opinionin e gjerë se çdo veprim është bërë në përputhje me legjislacionin e kohës.

Kështu, deri para hyrjes në fuqi të Dekretit për Kornizën Nacionale të Kualifikimeve të Arsimit të Lartë, në Republikën e Maqedonisë, për ciklin e parë (deridiplomik), janë lëshuar certifikata, të cilat kanë vlejtur deri në lëshimin e dokumentit të diplomës, për shkallën kualifikimeve në fuqi VII/1. Krejt kjo është bërë në mungesë të një akti rregullues, por gjithnjë në mbështetje të sistemit në fuqi të kualifikimeve.

Po ashtu, është me rëndësi për opinion publik të theksohet se në çdo periudhë të funksionimit të tij, studentët janë pajisur me diploma të rregullta në përputhje me Ligjin e Arsimit të Lartë dhe në përputhje me çdo plotësim ose ndryshim ligjor që ka ndodhur.

Informacionet e ditëve të fundit me një konotacion negativ, janë të pabaza si të tilla sepse universiteti nuk bën pjesë në asnjë skemë keqpërdorimi ose veprimi të jashtëligjshëm.

Universiteti i Evropës Juglindore i pari në Republikën e Maqedonisë e ka filluar zbatimin e Sistemit të Bolonjës për Transferin e Kredive në përputhje me rekomandimet e Bashkimit Evropian dhe si i tillë është pranuar edhe nga të gjitha institucionet e shtetit. Zbatimi i këtij sistemi, jorrallë ka krijuar mosnjohje, bile edhe refuzim nga disa institucione të tjera, lidhur me kohëzgjatjen e studimeve.

Pavarësisht të gjithave, UEJL, mbetet universitet i përkushtuar në zbatimin e ligjit, duke ndjekur cilësinë në mësimdhënie në përputhje me standardet e certifikuara ndërkombëtare, përfshirë këtu EUA-në.

https://www.seeu.edu.mk/sq/information/news-events?id=2528&fbclid=IwAR3W7myFIY33lPV_u4LF1nDF56CiXfTUnG5EUaUst0fMmH7MRj285CJzZY8

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *