FIFA inicion procedurë disiplinore ndaj Serbisë

FIFA ka iniciuar procedurë disiplinore kundër Federatës së Futbollit të Serbisë, ka njoftuar të hënën shtëpia botërore e futbollit.

Thuhet se kjo procedurë ndaj federatës serbe është ngritur për shkak se dyshohet që ka bërë shkelje eventuale të tri neneve të kodit disiplinor të FIFA në ndeshjen që e luajti kundër Zvicrës.

Thuhet se Serbia po dyshohet për sjelljen e keqe të lojtarëve dhe zyrtarëve të saj, pastaj diskriminimin dhe sigurinë në ndeshje.

 

Ndërkohë, FIFA nuk ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj Federatës së Futbollit të Zvicrës dhe kapitenit të ekipit zviceran Granit Xhakës.

Zvicra e eliminoi Serbinë nga Botërori, pasi e mposhti 3:2 në ndeshjen e fundit të Grupit G. Koha.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *