Pesë komunat e Maqedonisë ku ka më shumë shtim të popullsisë

Në Maqedoninë e Veriut përkundër se janë regjistruar më shumë vd ekje sesa lindje, në disa komuna të saj kemi shtim natyror të popullsisë, transmeton Portalb.mk.
Enti Shtetëror i Statistikave ka njoftuar që në Saraj kemi 140 lindje më shumë sesa vd ekje, Çair 108, Tetovë 96, Studeniçan 83, ndërsa në Haraçinë 47 lindje më shumë sesa vd ekje, gjatë tremujorit të tretë.
Ndërkohë në Manastir kemi 107 lindje më pak sesa vd ekje, në Prilep 83, Shtip 42, në Karposh 41 lindje më pak sesa vd ekje.
Ndryshe, në Maqedoninë e Veriut gjatë tremujorit të tretë janë regjistruar 4 956 lindje të gjalla, 33 lindje të vd ekura, 5 145 vd ekje.
Në tremujorin e parë të këtij viti kemi pasur 3 418 lindje më pak sesa vd ekje, ndërsa në tremujorin e dytë kemi pasur 381 lindje më pak sesa vd ekje.