Policia në gjah pas gjuetarëve

Në territorin e gjithë shtetit, në zonat e caktuara për gjueti, policia ka ndërmarrë një aksion kontrolli duke gjetur një sërë parregullsish nga ana e gjuetarëve.

Aksioni është zhvilluar dje në orët e para të mengjesit.

“Sot (04.12.2022), në periudhën nga ora 04.00 deri në ora 08.00, në zonën e SPB Shkup, SPB Kumanovë, SPB Tetovë, SPB Ohër, SPB Veles, SPB Manastir dhe SPB Shtip, është bërë kontroll aksionar i zonave dhe lokacioneve ku kryhej gjuetia.

Gjatë kontrollit në zonën e SPB Shtip, zyrtarët policorë nga Shtipi, ia kanë konfiskuar M.S (47) një pushkë gjuetie “Browning” të kalibrit 30-06, pasi numri i pushkës nuk përputhet me numrin e patentës.

 

Po ashtu, në territorin e SPB Shkup është konstatuar një kundërvajtje nga neni 104 i Ligjit për pyje, gjegjësisht një person ka transportuar një masë të drunjve pa dokumentet e nevojshme. Gjatë kontrollit janë konstatuar shkelje të Ligjit për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor dhe Ligjit për Automjete”, thuhet në raportin e MPB-së./KlanMacedonia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *