Ekipi amerikan për sanksione qëndron në Shkup, do të hetoj korrupsionin tek funksionarët

Një ekip amerikan ka arritur në Shkup për të hetuar korrupsionin tek ish-zyrtarët dhe zyrtarët aktualë. Lajmin e ka bërë të ditur në Twitter ambasadorja amerikane në vend, Angela Ageler.

“Ekipi për Sanksione nga Uashingtonit po qëndron këtu për të marrë një vështrim më të rreptë ndaj aktorëve të korruptuar të kaluar dhe të tanishëm dhe për të marrë parasysh të gjitha përgjigjet e mundshme. Sektorit të drejtësisë në Maqedoninë e Veriut i nevojiten më shumë hetime dhe ndjekje penale për të treguar se askush nuk është mbi ligjin”, tha Ageler.

Ambasadorja që në fillim të mandatit të saj deklaroi qartë se fokusi i saj në vend do të jetë lufta kundër korrupsionit.

Edhe zëvendës/ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, njoftoi javën e kaluar se SHBA do të vazhdojë me vendosjen e sanksioneve për politikanët e korruptuar sepse ato të mëparshmet rezultuan me sukses.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *