Parkingu i Qytetit me informat të rëndësishme

Ju njoftojmë se NP “Parkingu i Qytetit” Tetovë ka filluar t’i paralajmërojë të gjithë vozitësit, automjetet e të cilëve janë të parkuara në vende që nuk janë të destinuara për parkim.

Kjo masë e re, të kujtojmë, vlen për të gjitha hapësirat publike nën juridiksionin e komunës së Tetovës.
Këtu përfshihen: rrugët shërbyese dhe banesore në territorin e komunës së Tetovës, trotuaret, parkingjet publike, shtigjet për këmbësorë dhe biçikleta, sheshet, tregjet, të gjitha hapësirat e gjelbërta, parqet, hapësirat rekreative dhe të tjera.

NP “Parkingu i Qytetit” Tetovë është në shërbim të qytetarëve dhe gjatë kësaj periudhe nuk do të ketë gjobitje, por vetëm do të paralajmërohen qytetarët të cilët nuk i kanë parkuar makinat e tyre në vende adekuate për parkim.

Drejtuesve të mjeteve u kërkohet të respektojnë masat dhe të sillen me ndërgjegje, duke kontribuar në vendosjen e rendit dhe sigurisë më të mirë.
Me respekt,
NP “Parkingu i Qytetit” Tetovë

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *