Taulant Xhaka i reagon Zana Avdiut: Marre, s’paske aspak gjak shqiptari

Vëllai i Granit Xhakës, Taulant Xhaka ka reaguar ndaj analistes Zana Avdiu, pasi ajo e quajti të turpshëm veprimin e Xhakës në ndeshjen mes Zvicrës dhe Serbisë.

Përmes një postimi në Instagram, Taulanti ka reaguar ashpër ndaj Avdiut, duke ia sqaruar ngjarjen në tre pika të shkurta, informon portali “tetova1″. .

Në postimin e Taulantit, ai pretendon se Zana është e paguar nga dikush, ndërsa Granitin e ka quajtur si shembull për të gjithë shqiptarët.

“Ti Zana Avdiu a qysh e pate emrin! Ti pika e parë nuk ke lidhje as me futboll! Pika e dytë ti nuk ke lidhje çka ndodh në një fushë futbollit e çfarë emocione ka aty brenda! Pika e tretë ti nuk e njeh aspak familjen Xhaka edhe historinë e babait tim dhe familjes Xhaka.

Unë nuk di kush të ka paguar me dal aty e me thonë kësi sene banale. Edhe prapë del në intervista e fol për kërcënime! Granit është shembull për krejt shqiptarët në aspektin pozitiv dhe ti e quan rrugaç? Marre se nuk paske aspak gjak shqiptari ti!” përfundon Taulant Xhaka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *