Osmani: Maqedonia asnjëherë s’do t’i vendosë viza Kosovës

Ministri për Punë të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka thënë se asnjëherë nuk do t’i vendoset regjim vizash Kosovës, njofton “Alsat M”.

Osmani është pyetur në lidhje me gabimin që kishte bërë Komisioni Evropian në raport, ku kishte rekomanduar Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi që të harmonizojnë regjimin e vizave me atë të Bashkimit Evropian, përfshirë këtu vendosjen e regjimit të vizave për shtetasit e Kosovës.

Komisioni Evropian të martën tha se ishte bërë gabim, ndërsa ka rregulluar tashmë raportin, duke hequr pjesën ku përmendej Kosova.

 

“Është gabim i Komisionit Evropian. Vendosja e Kosovës në listën e vendeve me të cilat duhet të kemi regjim vizash është lëshim i cili është rishikuar nga ana e Komisionit Evropian, asnjëherë nuk ka kaluar nëpër institucionet e KE-së sepse do të rishikohet sepse është kontradiktore me politikat e BE-së. Ne në kuadër të Procesit të Berlinit vetëm se nënshkruam marrëveshje për qarkullim mes 6 vendeve anëtare vetëm me letërnjoftim në rajon, kështu që trendi është i kundërti me vendosjen e vizave”, tha mes tjerash Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *