Vjedhje si nëpër filma në Shkup

Vjedhje e rëndë sot herët në mëngjes ka ndodhur në qendrën tregtare në lagjen Veri të Shkupit.
Katër persona të ar matosur me kallashnikovë dhe të maskuar me maska në kokë u kanë vënë zjarrin bankomatëve në këtë qendër tregtare.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5 në mëngjes, kur nga një veturë e llojit Passat Karavan, dalin katër personat me kallashnikovë, supozohet se e gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së dyqaneve.
Në vendngjarje kanë dalë policë të shumtë të shoqëruar nga prokurorë që po kryejnë hetime.