Bekim Sali fillon me Tetovën, pajisje prej miliona eurove arrijnë në Klinikën e këtij qyteti

Ministria e Shëndetësisë prej sot fillon të shperndajë nëpër spitale pajisje shëndetësore në vlerë prej 12 milionë eurove.

Ashtu siç kishte premtuar ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, shpërndarja e këtyre pajisjeve fillon nga Spitali Klinik i Tetovës, ku do të dhurohen pajisje në vlerë prej rreth dy milionë eurove.

“Investimi bëhet në kuadër të projektit me Bankën Botërore dhe do të realizohet deri në fund të muajit dhjetor”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

 

Nga ministria poashtu njoftojnë se bëhet fjalë për investime në pajise bashkëkohore mjekësore nëpër tërë shtetin që mundësojnë trajtim më efikas dhe falë të cilave do të shpëtohen shumë jetë të pacientëve. Ministri Sali përndryshe gjatë tërë mandatit të tij kujdes të veçantë ka treguar per Spitalin Klinik të Tetovës dhe Fakultet e Mjekësise në UT.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *