Emra të rinjë pritet të hyjnë në Listën e zezë të SHBA-së

Në rifreskimin e listës së zezë të SHBA-ve, emri i të cilëve pritet sot në ditën ndërkombëtare në lu ftën kundër korrupsionit, ka gjasa të ketë emra të rinjë nga Maqedonia.

Uashingtoni paralajmëron sanksione të reja për funksionarë të korruptuar, gjithkund në botë. Lista e zezë e administratës amerikane si një nga instrumentet që i përdorë Uashingtoni në lu ftën kundër korrupsionit, ka gjasa të azhurohet edhe me persona nga sektori juridik nga vendi jonë, por edhe me persona të lidhur me struktura politike të cilët deri tani ishin të paprekshëm.

Agjencia e lajmeve Zhurnal nga burime jozyrtare mëson se ka gjasa që partia “E Majta” në krye me Dimitar Apasievin rrezikon të futet në listën e zezë të SHBA-ve, duke patur parasysh veprimet dhe deklarimet e tyre sa i përket perspektivës evropiane të vendit.

 

Këto spekulime janë përforcuar pasi ambasadorja amerikane Anxhela Ageler paralajmëroi ekipin e sanksioneve nga Amerika. Edhe pse ende nuk dihet qartë se çfarë do të punojë ky ekip, të gjithë politikanët nga pushteti ose nga opozita, shpejtuan të përshëndesin veprimin e SHBA-ve dhe të shprehin angazhime të tyre publike për lu ftën kundër korrupsionit.

Azhurimi i listës së zezë nga Maqedonia me emra të rinjë do të mund të ishte edhe një mesazh i fuqishëm për vendossmërinë e SHBA-ve të hapin front të fuqishëm në lu ftimin e kësaj të keqe, pasi autoritetet lokale dështuan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *