Kërcënim me bo mbë në East Gate Mall, evakuohen punonjësit

Në qendrën e famshme tregtare “East Gate Mall” në Shkup është raportuar për një bo mbë, pas së cilës policia është kundërpërgjigjur dhe ka evakuuar të gjithë qendrën tregtare dhe të gjithë punonjësit derisa janë duke vazhduar kontrollet.

Kjo është hera e parë që kërcënohet një qendër tregtare, pasi ka pasur kërcënime për shkollat, ndërsa dje një kërcënim është dërguar edhe në Bankën Popullore.

Ndryshe, sot në mëngjes ka pasur kërcënime me bo mbë në disa shkolla të mesme, pas së cilës Ministria e Punëve të Brendshme dhe një ekip antite rrorist janë në terren dhe po kontrollojnë këto kërcënime.

 

Deri më tani, të gjitha kërcënimet me bo mbë kanë rezultuar të rreme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *