Kryetari i Këshillit Komunal në Saraj e demanton Blerim Bexhetin

Zv/kryeministri i parë, Artan Grubi shkroi se poliklinika në Saraj ka përfunduar dhe sipas tij në këtë poliklinikë përfshihen shërbime si: ambullantë ditore për mjekësi familjare, stomatologji, pediatri, llaboratori, dhomë rengeni, farmaci.

Ndërkohë i menjëhershëm ka qenë reagimi nga komuna e Sarajit ku e demantuan Artan Grubin dhe Qeverinë duke thënë se ndërtimin i poliklinkës ende nuk ka përfunduar, kështu duke i quajtur dezinformata pohimet e Grubit për këtë projekt.

Në këtë debat është përfshirë edhe kryetari i Këshillit Komunal të Komunës së Sarajit, Muhamed Rama, i cili i ka demantuar vartësit e tij duke thënë se ky projekt tashmë ështe i përfunduar.

 

“Zëri i qytetarëve gjithmonë do të jetë prioritet i BDI-së dhe liderit Ali Ahmeti , mjedisi i pastër, rritja e kualitetit dhe cilësisë në arsim, krijimi i ambientit për zhvillim ekonomik, dhe shumë kushte tjera me qëllim të vetëm që të jemi në shërbim të qytetarëve, duke ju siguruar jetë sa më cilësore.

Edhe Ndërtimi i poliklinikës së premtuar rajonale në Saraj prej 1.600 m2 ka përfunduar, ku do pērfshihen këto shërbime: ambullantë ditore për mjekësi familjare, stomatologji, pediatri, llaboratori, dhomë rengeni, farmaci.U tha, U bë”, ka shkruar Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *