Policia e Kosovës su lmohet në Zveçan

Një polic i Kosovës është lënduar si pasojë e një su lmi që ka ndodhur ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Serbovc të Zveçanit, mbrëmjen e së enjtes, ka bërë të ditur PK-ja në një njoftim për media. Sipas njoftimit, su lmi ka ndodhur rreth orës 23:00 nga persona të armatosur me ar më të gjata, nga një automjet i tipit “Audi”, ngjyrë hiri, me targa KM.
“Si pasojë e incidentit, një pjesëtar i Policisë së Kosovës është lënduar lehtë dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në veturën e policisë.
Njësitet relevante policore kanë dalë në vendngjarje, për të kryer hetimet, kurse zyrtari policor i lënduar është transportuar në QKMF për ofrimin e ndihmës mjekësore”, thuhet në njoftimin e Policisë, të lëshuar në orët e para të së premtes.
Su lmi ka ndodhur pak orë pasi Policia rriti praninë në komunat e veriut.
Në tri ditët e fundit, Policia është përballur me sulme të vazhdueshme nga persona të panjohur, në kohën kur po bëhen përgatitjet që në katër komunat e veriut të organizohen zgjedhjet për kryetarë komunash. Të martën në Zubin-Potok dhe në Mitrovicë të Veriut, zyrtarët komunalë të zgjedhjeve dhe zyrtarët policorë, derisa kanë tentuar t’i hapin zyrat e Komisioneve Komunale Zgjedhore, janë su lmuar me shok-bo mba dhe të shtëna në ajër, nga persona të panjohur.
Si pasojë e kësaj atyre u është pamundësuar vazhdimi i procesit përgatitor për zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri. Su lme në veri ka pasur edhe të mërkurën.
Të enjten, u vendos për shtim të pranisë së Policisë së Kosovës në këtë zonë. Pas shtimit të forcave policore, Serbia ka kërcënuar me dërgim të Ushtrisë së saj drejt Kosovës.
Zgjedhjet po mbahen pas dorëheqjes së kryetarëve të shkuar në nëntor, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës që t’i dënojë pronarët e veturave me targa ilegale, të lëshuara nga Serbia. Pak ditë pas dorëheqjes, Kosova e Serbia arritën pajtim për çështjen e targave.