Presidentja Osmani i kundërpërgjigjet Serbisë: Në Kosovë nuk do të ketë kurrë policë e ushtarë serb

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar ndaj kërcënimeve të Serbisë për dërgimin e ushtarëve në Kosovë. Në Facebook, ajo ka thënë se “kjo mendësi ka marrë fund në vitin 1999”.

“Kërcënimi i hapur për agresion policor e ushtarak nga ana e Serbisë dëshmon se në atë shtet vazhdon mendësia hegjemoniste. Kjo duhet të refuzohet e kundërshtohet qartë nga e gjithë bota demokratike, e cila i dha goditjen më të fuqishme kësaj mendësie pikërisht në vitin 1999.

Pla gosja e mbrëmshme e një pjesëtari të Policisë së Kosovës është veprim kr iminal dhe i orientuar kundër rendit kushtetues e sovranitetit të Kosovës si dhe kundër veprimeve për sundim të rendit e ligjit. Gjithashtu, sulmet ndaj gazetarëve përbëjnë cenim flagrant të të drejtës për informim të lire”, ka shkruar ajo.

 

Presidentja ka kërkuar që “Autorët e këtyre kr imeve, urgjentisht të sillen para drejtësisë, ndërkaq institucionet e drejtësisë duhet të veprojnë menjëherë”.

“Në territorin e Republikës së Kosovës kurrë më nuk do të ketë policë dhe ushtarë të Serbisë! Ëndrra hegjemoniste e Serbisë nuk do të jetësohet kurrë!” ka përfunduar ajo reagimin e saj./Gazeta10

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *