Ahmeti: Gjendja në veri të Kosovës bie ndesh me çdo ligj e çdo frymë dialogu

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti, ka reaguar rreth zhvillimeve në veriun e Kosovës.
Ai thotë se duhet tu jepet fund akteve të inskenuara dhe e gjitha të përfundohet me dialog dhe marrëveshje finale.

“Gjendja në veri të Kosovës bie ndesh me çdo ligj e çdo frymë dialogu, sepse rajonit nuk i duhen konflikte në kulmin e krizës në të cilën gjendet kontinenti europian.
Situata në veri dhe sulmet mbi forcat e Eulex dhe të policisë së Kosovës nga grupe kriminele të mbështetura politikisht janë të papranueshme.

Gjendja në veri të Kosovës bie ndesh me çdo ligj e çdo frymë dialogu, sepse rajonit nuk i duhen konflikte në kulmin e krizës në të cilën gjendet kontinenti europian.

Vini fund këtyre akteve të inskenuara për të nxitur dhunë dhe ko nflikt dhe përfundoni dialogun menjëherë me finalizimin e marrëveshjes që do të sjellë njohje të ndërsjellë mes dy vendeve, hap ky që do të sillte paqe dhe prosperitet në mbarë rajonin”, thuhet në reagimin e Ahmetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *