Berisha: Serbomadhi Vuçiq vazhdon haptas përpjekjet për destabilizimin e Kosovës

0

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në koordinim me Kremlinin dëshiron ta destabilizojë Kosovën.

Ai ka shkruar në Facebook se bandat kr iminale serbe kanë bllokuar rrugët, po shtënë me ar më zjarri në drejtim të Policisë dhe po su lmojnë gazetarët.

Berisha ka shprehur mbështetje për autoritetet e Kosovës që ta ruajnë sovranitetin e vendit.

“Të dashur miq, banda të ar matosura kr iminale serbe të orkestruara direkt nga Beogradi su lmuan gjatë natës me bresheri njësitë në detyrë të policisë së Kosovës dhe hodhen granata kundër njësive të Euleksit, gazetarëve dhe ekipit të Televizoinit Dukagjini të Prishtinës në Rudar të Zveçanit. Këto banda kanë bllokuar rrugë kryesore në veriun e vendit”,

“Dënoj me forcën më të madhe këto su lme te rroriste dhe destabilizuese të bandave kr iminale serbe të dirigjuara direkt nga Beogradi ndaj policisë së Kosovës, misionit të Euleksit mediave si dhe bllokimin banditesk të rrugëve.

Mbështes plotësisht autoritet e Kosovës në qëndrimez e tyre për garantimin e integritetit teritorial, sovranitetit, rendit, sigurisë së vendit të tyre.
I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndëshkoj qëndrimet lu ftënxitëse të kordinuara me Kremlinin të presidentit të serbomadhisë Vuçiç dhe bandave të tij kr iminale në veriun e Kosovës”, ka shkruar Berisha në Facebook. /Express

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *