Argjentina favorite para Francës për ta fituar Botërorin, sipas kompanisë amerikane

Argjentina është favoritja kryesore për ta fituar Kupën e Botës 2022 në Katar, sipas kompanisë amerikane për parashikimin e rezultateve në Botëror, Nielsen’s Gracenote.

Lionel Messi me shokë kanë 41 për qind mundësi ta fitojnë Kupën e Botës, ndërsa kampioni në fuqi Franca ka 26 për qind mundësi për ta mbrojtur titullin.

Argjentina përballet me Kroacinë të martën në gjysmëfinalen e parë, ndërsa Franca me Marokun të mërkurën në gjysmëfinalen e dytë.

 

 

Befasia e këtij turneu, Maroku, ka 17 për qind mundësi për të triumfuar për herë të parë në historinë e vet, ndërsa Kroacia 17 për qind.

Siç edhe mund të prisni, sipas kalkulimeve të kësaj kompanie, ka 37 për qind mundësi që finalja të jetë mes Argjentinës dhe Francës.

Finalja e dytë më e mundshme është mes Argjentinës dhe Marokut, me 28.1 për qind probabilitet, e ndjekur nga Kroacia – Franca (19.8%) dhe Kroacia – Maroku (14.6%).

Argjentina ishte takuar me Francën dhe Kroacinë në turneun e fundit të Kupës së Botës më 2018 në Rusi, ku ishte mposhtur nga të dyja me rezultat bindës.

 

 

Por ka shumë dallime mes ekipit të sotëm kombëtar argjentinas dhe atij të para katër viteve.

Derisa Franca është në kërkim të trofeut më të çmueshëm në futboll për herë të dytë radhazi pas Rusia 2018, Argjentina synon ta fitojë atë për herë të parë që prej vitit 1986, ndërsa Kroacia për herë të parë në historinë e vet.

Nëse Maroku do të triumfonte, jo vetëm që do ta fitonte për herë të parë në historinë e vet, por do të bëhej vendi i parë afrikan apo mysliman që e fiton Kupën e Botës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *