Kasami takim me banorët e fshatrave të malësis për të përcaktuar prioritetet e komunës së Tetovës për vitin 2023

Kreu i Komunës së Tetovës Bilall Kasami mbrëmë ka zhvilluar takim me banorët e fshatit Lisec, Shipkovic dhe Brodec për të dëgjuar hallet e banorëve të këtyre fshatrave dhe nëpërmjet Buxhetit të përcaktoj prioritetet e komunës së Tetovës për vitin 2023, informon portali “tetova1”.

“PROPOZIM BUXHETI 2023
Nga fshati Lisec, së bashku me kryesuesin e Këshillit Komunal si dhe ekipin tim komunal, nisëm me dëgjimin publik për propozim buxhetin e vitit 2023.

Askush nuk i din hallet e Lisecit më mirë se ata vet, andaj, nga banorët u njoftova për problemet me të cilat ata ballafaqohen dhe inkorporimin e tyre në propozim buxhetin e vitit të ardhshëm.

 

Rikonstruimi i rrugës është prioritet, ndërsa pas nuk mbeten edhe projekte të tjera në këtë vendbanim të bukur e të lënë pas dore”, ka shkruar Kasami pas takimit të zhvilluar në Lisec.

“Për herë të parë, propozim buxheti i komunës po planifikohet së bashku me qytetarët tanë. Në bazë të kësaj, sonte në fshatin Shipkovicë dhe Brodec, bashkëbiseduam me banorët e këtyre fshatrave me të vetmin qëllim që nevojat që kanë këto vendbanime të jenë prioritet i komunës së Tetovës për vitin 2023.

Ndërtimi i shtratit të lumit në Shipkovicë, pastrimi i rrugëve në kohë reale nga bora janë disa nga sukseset tona, ndërsa do të vazhdojmë me projekte kapitale në dobi të qytetarëve edhe përgjatë vitit 2023 për të rindërtuar qytetin tonë, lagjet tona e fshatrat tanë.

Së bashku për Tetovën tonë!”, ka shkruar Kasami pas takimeve të zhvilluara në Shipkovic dhe Brodec./tetova1/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *